Humbi titullin kampion, Bagnaia nuk demoralizohet: Të fitojmë si skuadër

Ëndrra për titullin kampion u shua në garën e fundit, por Francesco Bagnaia nuk dorëzohet ende për sa i përket titullit kampion për konstruktorë. Piloti italian i Ducatit ka dhënë një intervistë për Sky ku ka folur mbi vështirësitë e sezonit dhe objektivat e mbetur deri në fundin e kampionatit.

Ne nuk duhet të prekim asgjë në motor pasi gjithçka po funksionon mirë. Këtë vit gjeta një qetësi të madhe dhe mësova shumë, edhe nga gabimet. E gjithë puna e bërë po shpërblehet. Jemi gjithmonë shumë të shpejtë dhe konkurrues. Kemi hedhur baza të mira për sezonin e ardhshëm.

Ne duhet të përpiqemi të fitojmë kampionatin për konstruktorë. Do të jetë diçka thelbësore nëse e arrijmë këtë objektiv. Do të jetë një hap i hedhur më shumë”, mbylli fjalën e tij Bagnaia. Ndërkohë, Ducati ndodhet në vendin e parë për konstruktorë këtë sezon me 307 pikë, 12 më shumë se ndjekësit më të afërt, Yamaha. /oversport.tv