Thomas Tuchel, trajner i kampionëve në fuqi të Champions League, foli pas humbjes së pësuar ndaj Juventusit dhe vuri në dukje problemet e skuadrës së tij.
“Nuk e nisëm ndeshjen në formën më të mirë. 12-15 minutat e para mund t’i kishim ndëshkuar. Kishte shumë hapësira për të dërguar topa të rrezikshëm në zonë.
U përpoqëm të krijonim ritmin dhe intensitetin tonë, pasi ata ishin pasivë dhe luanin shumë thellë. Na munguan vrapimet sot. Ishim mirë në stërvitje, por jo aq të lirshëm sot në ndeshje. Nuk e di pse.
Ndjeva se ishim të ngadaltë dhe të lodhur, mendërisht të ngadaltë në vendimmarrje. Prandaj edhe është e çuditshme të analizohet çfarë ndodhi”, tha mes të tjerash Tuchel për BT Sport. / oversport.tv