Humbja e thellë me Burrelin, Besa mbetet pa trajner

Humbja me pesë gola të pësuar në Burrel ka sjellë lëvizje te Besa e Kavajës. Trajneri Ndriçim Kashami ka dhënë dorëheqjen pas katër javësh kampionat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Besa (@f.c.besa)

Klubi kavajas ka dalë me njoftim dhe bën me dije ndërprerjen e bashkëpunimit me Kashamin, që ishte kthyer në krye të skuadrës për të disatën herë.

Vendin e Kashamit me shumë mundësi do ta marrë Dorian Bubeqi, i cili vjet ishte në krye të Erzenit dhe tani është i lirë. Pritet që klubi i Besës ta konfirmojë këtë lëvizje. / oversport.tv