Humbja e turpshme me Norwich, Benitez drejt shkarkimit

Rafael Benitez pritet të shkarkohet nga Everton, pas humbjes së pësuar kundër Norwich që renditej në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit në Premier League.

Ende nuk është zyrtare, por nesër pritet që të ketë një njoftim. Benitez e mori drejtimin e Everton me shumë polemika, pasi tifozët nuk e donin për shkak se më parë ka drejtuar Liverpool.

Gjithsesi aventura e tij me Everton sa duket është shkruar të jetë për vetëm gjashtë muaj. Drejtuesit e klubit të Premier League duhet të gjejnë një zgjidhje për prishjen e kontratës, si dhe zëvendësuesin e Benitez. / oversport.tv