Humbja me Atalantën ishte e turpshme, Salernitana shkarkon Davide Nicola

Salernitana ka shkarkuar zyrtarisht nga detyra teknikun Davide Nicola. Disfata turpëruese në “Geëiss Stadium” përballë Atalantës me shifrat e thella 8-2, ka ndikuar në të ardhmen e teknikut.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale. “U.S. Salernitana njofton se ka liruar zotin Davide Nicola nga roli si trajner i ekipit të parë. Klubi i uron fat në pjesën tjetër të karrierës së tij.” – shprehet klubi i Salernitanës në rrjetet sociale.

Nicola e mori detyrën e tij si teknik i këtyre të fundit në shkurt të vitit 202 duke zëvendësuar Colantuonon. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë tani me të ardhmen e tij tekniku 49-vjeçar. /oversport.tv

Foto: U.S. Salernitana 1919, Facebook