Humbja më e ëmbël, Struga shkruan historinë në Europë

Struga mundet 2-1 në Luksemburg nga Swift Hesperange, por falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë kualifikohet në fazën e Play Off-it të Conference League.

Skuadra e Shpëtim Duros kalon në avantazh me Ibraimin, por vendasit përmbysin gjithçka në pjesën e dytë. Hesperange fiton 2-1, por në turin tjetër shkon Struga, ndonëse luajti për shumë minuta me një lojtar më pak, pasi Radeski u ndëshkua me karton të kuq.

Tre skuadra shqiptare, Partizani, Ballkani dhe Struga, që fituan kampionatet respektive sezonin e kaluar, arrijnë të kualifikohen në fazën e Play Off-it të Conference League. / Oversport.tv