Humbja me Tiranën kushton shtrenjtë, Vllaznia shkarkon Brdariç

Pas Devollit një tjetër trajner largohet nga pankina e një skuadre të Superligës shqiptare.

Humbja përballë Tiranës nuk është kapërdirë nga drejtuesit e Vllaznisë, që kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Thomas Brdariç për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook klubi shkodran ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun. Ja dhe njoftimi i plotë i klubit:

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies me trajnerin Thomas Brdariç. Në vazhdimësi ekipi do të drejtohet nga trajneri Elvis Plori.

Me këtë rast, falënderojmë trajnerin Brdariç për të gjithë kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese ne karrierën e tij!”. / Oversport.tv