Humbja ndaj Betis kushton rëndë, Elche shkarkon trajnerin Escriba

Humbja 3-0 në shtëpi ndaj Betisit i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Elches, Fran Escriba. Drejtuesit vendosën ta shkarkojnë atë pas 14 javësh në kampionat.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në rrjetet sociale ku tregoi se marrëdhënia midis klubit dhe trajnerit ka përfunduar. Ata i uruan fat në të ardhmen Escribas.

Në 14 javë, Elche ka regjistruar vetëm 2 fitore dhe 5 barazime. Ata ndodhen në vendin e 18 në renditjen e përgjithshme ne 11 pikë. /oversport.tv