Humbja ndaj Zagrebit sjell pasoja, Chelsea shkarkon trajnerin Tuchel

Humbja ndaj Dinamos së Zagrebit në Champions League ka sjellë pasoja për trajnerin Thomas Tuchel. Tekniku gjerman nuk është më trajner i Chelsea pasi është shkarkuar nga drejtuesit për rezultatet e dobëta.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi londinez me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se klubi dhe Tuchel kanë ndarë rrugët e tyre. Shkak nuk ka qenë vetëm humbja e djeshme ndaj Dinamos së Zagrebit, por edhe starti jo i mirë i sezonit.

Pas gjashtë javësh në Premier Legue, Chelsea ka grumbulluar vetëm 10 pikë dhe ndodhet në vendin e gjashtë. Për sa i përket trajnerit që pritet ta zëvendësojë, për momentin në “pole position” qëndrojnë emrat e Graham Potter, Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane. /oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter