Humbja përballë Spezias nuk kapërdihet, Salernitana shkarkon trajnerin

Vetëm 4 pikë të grumbulluara në 8 ndeshjet e para të kampionatit. Një fitore e vetme dhe humbja e fundit në ndeshjen direkte për mbijetesë kundër Spezias së teknikut Thiago Mottas.

Janë goditje të forta për të vazhduar përpara, dhe sipas asaj që shkruan prestigjiozja “Corriere dello Sport”, Salernitana ka vendosur që të shkarkojë nga detyra teknikun Fabrizio Castori, që zhvilloi një sezon fantastik vitin e kaluar, që kulmoi me ngjitjen mes më të mirave të Italisë.

Favoriti kryesor për të zënë vendin e 67-vjeçarit është Stefano Colantuono, që eksperiencën e fundit në pankinë e ka në krye të skuadrës së Salernitanës në sezonin 2018/2019. /Oversport.tv