Humbja turpëruese, flet kapiteni Pellegrini: Mësim që duhet ta ngulitim në kokë

Pas humbjes turpëruese ndaj Bodo/Glimt, ka folur edhe kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini. Ai u shpreh i zemëruar pas këtij rezultati dhe i kërkoi falje të gjithë tifozëve. Megjithatë, italiani kërkon që ekipi të shikojë përpara dhe mos të humbasë motivimin pas kësaj ndeshjeje.

“Për mua ka pak për të thënë. I treguam njëri-tjetrit atë që duhej thënë në dhomat e zhveshjes dhe është e drejtë që duhet të jetë kështu. Ne vetëm duhet të kërkojmë falje dhe të fillojmë përsëri më të fortë se më parë. Ndeshjet që vijnë janë më të rëndësishme”.

HUMBJA E SOTME SI MËSIM PËR TË ARDHMEN- “Varet sesi shihen gjërat, shumë herë me fëmijët duhet të përdorësh një shkop të vogël për të ngulitur mësimin në kokën e tyre”.

NDJESIA E NDESHJES- “Jam i zemëruar. Nuk më vjen keq, jam i zemëruar. Nga nesër duhet të punojmë shumë, kemi ndeshje përpara për të fituar”. /oversport.tv