Humbje e madhe për sportin kuqezi, ndahet nga jeta fizioterapisti Ylli Mihali

Një lajm i hidhur trondit futbollin shqiptar. Ylli Mihali, fizioterapisti që ka shërbyer për 27 vjet pranë skuadrës kombëtare, është ndarë nga jeta, pasi nuk ka mundur ta fitojë betejën me sëmundjen e Covid 19.

“Forca Ylli, mos u dorëzo” shkruhej në bluzat e lojtarëve të kombëtares, në prag të sfidës kundër San Marinos, por Ylli, prej ditësh ishte i intubuar, nuk ka arritur ta mposhtë këtë sëmundje.

Shumë prekës edhe postimi i presidentit të Federatës, Armando Duka në facebook: Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!

https://www.facebook.com/PresidentiFutbollitShqiptare/posts/392834178880688