Humbje me faturë të rëndë, Teutës i pezullohen katër titullarë

Teuta u mposht në transfertën e së dielës kundër Laçit dhe për durrsakët pati edhe pasoja të tjera.

Katër lojtarë u ndëshkuan me kartonë dhe nuk do të mund të luajnë në ndeshjen e fundit të fazës së parë në Abissnet Superiore.

Tre prej tyre, Adolf Selmani, Reuben Acquah dhe Albano Aleksi, morën të verdhin e katërt dhe kundër Skënderbeut nuk aktivizohen dot.

Për të mos mjaftuar këta të tre, edhe braziliani Jackson do të mungojë për pezullim. Anësori i majtë u ndëshkua me karton të kuq ndaj Laçit. / oversport.tv