Humbje surprizë për Zverev, Nadal e Berrettini kalojnë në çerekfinale

Një humbje surprizë në Australian Open ka ardhur nga Alexander Zverev. Numri tre në Tenis është mposhtur nga kanadezi Denis Shapovalov (vendi i 14) 3-0 në sete, (6-3, 7-6, 6-3). Një eliminim surprizë ku duke marrë parasysh se Zverev ishte një nga kandidatët kryesor për të ngritur trofeun.

Ndërkohë që vazhdon më tej Rafa Nadal, pasi mposhti lehtësisht Adrian Mannarino. Spanjolli fitoi 3-0 në sete (7-6, 6-2, 6-2). Në fazën tjetër do të ketë përballë kanadezin që bëri surprizën ndaj Zverev, Shapovalov.

Fitore edhe për francezin Monfils që mposhti serbin Kecmanovic 3-0 (7-5, 7-6, 6-3). Francezi do të përballet në turin tjetër kundër Matteo Berrettinit. Ky i fundit fitoi po 3-0 në sete ndaj Pablo Carreno-Busta. Seti i parë përfundoi 7-5 për italianin, ndërkohë që dy setet e tjera përfunduan me rezultatin 7-6 dhe 6-4. /oversport.tv