Hummels kundër ndëshkimit: Një karton absurd, gjyqtari gaboi rëndë

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels nuk e ka pritur mirë kartonin e kuq që ka marrë në ndeshjen e të mërkurës kundër Ajax-it, ku skuadra e tij u mposht në shtëpi me rezultatin 1-3.

Gjermani ka kritikuar ashpër vendimin e gjyqtarit për ta larguar para kohe nga fusha, duke e ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 29-të të takimit.

Mbrojtësi i Dortmundit mori direkt karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Antony dhe ndonëse episodi u ripa në VAR, vendimi i gjyqtarit Michael Oliver nuk ndryshoi, pavarësisht se në pamje dukej një kontakt minimal.

“Nuk e kuptoj si mund të japësh një karton të kuq në këtë rast. Po rrija në fushë, nuk mu besua kur më tregoi kartonin e kuq. Ishte një vendim i keq dhe absurd. Nuk duhet të injoronte hedhjen e kundërshtarit. Është sjellje antisportive.

Ai erdhi vetë (Antony) dhe më tha se nuk ishte karton i kuq. Kjo është një farsë, është qesharake. Ai është një super lojtar, por duhet të mësojë të sillet si sportist”, ka thënë Hummels në një intervistë për DAZN. / Oversport.tv