Hungari-Angli: FIFA po heton thirrjet raciste ndaj lojtarëve anglez në “Puskas Arena”

FIFA po heton thirrjet raciste ndaj lojtarëve anglez gjatë fitores së djeshme ndaj Hungarisë 4-0, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022. Lojtarët që ishin pre e racizmit ishin Sterling dhe Bellingham.

Anglia i dënoi këto thirrje si të papranueshme. Kryeministri i Anglisë Boris Johnson i kërkoi FIFA-s të marrë masa të rrepta, që këto veprime të zhduken përgjithmonë nga fusha e lojës.

Të premten Johnson deklaroi: “Është e papranueshme që lojtarët anglezë ranë pre e racizmit dje në mbrëmje në Hungari”.

Pavarsisht vendimit të UEFA-s për të ndaluar tifozët hungarez në stadium, dje ishin të pranishëm bazuar në juridiksionin e FIFA-s. Vendimi i UEFA-s për të ndaluar tifozët lidhet me sjelljen e tyre gjatë Europianit 2020. Ndërkohë që UEFA menaxhon kualifikimet e Botërorit për ekipet europiane, FIFA mund të marrë vendime sepse është kompeticioni i tyre.

Lojtarët anglez u vërshëllyen kur ata u ulën në gjunjë para fillimit të ndeshjes për protestën ndaj rracizmit, ndërkohë gazetarja e BBC-së e përshkroi këtë moment si të zhurshëm. Gazetarja deklaroi që thirrjet rraciste ndaj Sterling dhe Bellingham mund të dëgjoheshin edhe gjatë ndeshjes.

Në pjesën e dytë, drejt Sterling u hodhën gota dhe shishe pasi ai shënoi golin e parë. Gjithashtu objekte u hodhën në fushë pasi Maguire shënoi golin e tretë.

Trajneri i 3 luanëve Southgate deklaroi për këtë çështje: “Kam dëgjuar raporte për thirrjet rraciste ndaj lojtarëve tanë, por gjatë ndeshjes unë nuk i kam dëgjuar këto thirrje. Këto veprime janë të patolerueshme dhe ne do t’i drejtohemi organeve kompetente për këto çështje. Bota po përparon dhe pse disa njerëz kanë paragjykimet e tyre, ata do të ngelin si dinosaurë në fund sepse bota është duke ecur përpara”. / oversport.al