Hysaj: Anglia tjetër nivel, të sigurojmë vendin e tretë në grup

Në konferencën e fundit për shtyp për këtë fushatë kualifikuese ka dalë edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, që ka folur për gjendjen e skuadrës, sfidën e “Wembley”, ndeshjen e ardhshme dhe objektivat e skuadrës.

Anglia– “Është një humbje që na ka mërzitur, por jemi të bashkuar dhe po mundohemi që të harrojmë këtë rezultat. Duhet të japim maksimumin që të mbyllim në mënyrën më të mirë këtë fushatë eliminatore. Anglia ka lojtarë shumë të mirë, që na vendosën në vështirësi. Pësuam shumë gola, por nuk arritëm që të jepnim më të mirën. Po luanim kundër Anglisë, yjeve të botës.

Andorra- Andorra është një ekip i vështirë, që nuk e mund dot lehtë. Historikisht kemi patur probleme, por ne jemi rritur dhe e vlerësojmë kundërshtarin. Duhet të jemi të qetë dhe të shfrytëzojmë momentin.

 Vendi i tretë-Rrezikojmë, por po punojmë që të rregullojmë gabimet. Duhet të fitojmë ndeshjen e ardhshme dhe të bëjmë pikët që duhet për të qenë në vendin e tretë./Oversport.tv