Hysaj: Duhet të mësojmë, jo të fundosemi! Se di pse patëm aq frikë

Elseid Hysaj, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, foli pas humbjes kundër Anglisë në “Wembley”. Pesë golat e pësuar janë shumë dhe shkodrani në RTSH deklaroi:

“Pse kaq frikë, edhe unë ia bëj këtë pyetje vetes. Ne e mbajmë topin zakonisht, por nuk e mbajtëm. Pikërisht kjo frikë ndikoi.

Duhet ta shoh analizën për vendosjen. Ndoshta ka qenë edhe pozicionimi. Kemi pësuar gola të lehtë.

Duhet të mësojmë diçka nga kjo humbje, jo të fundosemi. Duhet të jemi më kompaktë në ndeshje kundër ekipeve të mëdha”. / oversport.tv