Hysaj: Krahu i djathtë? Ndihem më mirë, duhet të kemi vazhdimësi në lojë

Në prag të sfidës kundër Atalantës, është ndalur të flasë edhe mbrojtësi i Lazios dhe i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Ai kërkoi nga shokët e ekipit të mos pësojnë gol këtë ndeshje edhe pse është e vështirë.

“Duhet të bëjmë një ndeshje solide, pa pësuar gol. Me lojën tonë, ne mund të shënojmë. Nuk duhet t’i japim hapësira Atalantës.

Ai më pas u ndal tek aktivizimi i tij në krahun e djathtë të mbrojtjes: “Është më e natyrshme për mua të luaj në atë krah. Unë nuk jam mëngjarash, prandaj nga e djathta mund ta kontrolloj më mirë topin. Megjithatë, unë luaj ku të dojë trajneri. Morali në skuadër është i mirë, vetëm duhet të kemi vazhdimësi në lojën tonë”. /oversport.tv