Shqipëria, pas triumfit ndaj Hungarisë, do kërkojë të marrë tre pikët e radhës kundër San Marinos. Ndeshja do të luhet prej orës 20:45 në “Elbasan Arena” dhe në prag të saj para mediave ka dalë kapiteni, Elseid Hysaj, i cili fillimisht deklaroi:
“Sigurisht është nëj ndjesi e mirë që fiton, edhe pse nuk ndihesh mirë që nuk ua jep një dorë. Duhej kjo fitore për vazhdimësinë. Kemi mundësi të kualifikohemi, pse të mos jemi të karikuar për ndeshjen e radhës”.
“Besimin e kemi, por jemi duke e përforcuar. Jemi një skuadër shumë e fortë, nuk ka pasur kaq shumë lojtarë që luajnë në nivele kaq të larta. Duhet vetëbesim. Me Hungarinë luajtëm mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu”.
“Polonia e Hungaria janë në nivele të larta, por polakët kanë Lewandowskin që bën diferencën. Hungaria është si ne, një grup i mbledhur që përpiqet të bëjë mirë. Do jetë një garë e hapur për vendin e dytë deri në fund”.
“Kemi harmoni edhe në mesfushë e sulm. Mesfusha dha maksimumin ndaj Hungarisë. Dukeshin shumë mirë lëvizjet që duheshin. E rëndësishme është që sulmuesit po shënojnë. Cijkalleshi realizoi me Poloninë, Broja me Hungarinë kur hyri”.
“Kemi mundësi që të marrim pikë ndaj Polonisë dhe Hungarisë. Me San Marinon jemi të favorizuar. Jemi më të fotë se ata dhe tre pikët duhet t’i marrim me çdo kusht. Jemi të inatosur për ndeshjen me Poloninë, pasi lojën e bëmë ne. Bëmë disa gabime personale, që duhet t’i rregullojmë”. / oversport.tv