I akuzuari Massimo Ferrero lë qelinë, ka masë të re sigurie

Masa e sigurisë për Massimo Ferrero ka ndryshuar. Ai kishte kërkuar rishikimin dhe tani gjykata e Catanzaro e ka rishikuar vendimin për ta lënë në burg.

Për ish-presidentin i Sampdorias është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie dhe tani ai mund ta lërë burgun e San Vittore në Milano.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Avokatët Luca Ponti dhe Pina Tenga pas vendimit të marrë thanë: “Kënaqësi e madhe për punën e bërë deri më tani, që solli edhe vendimin që Ferrero t’i kalojë festat në shtëpi me familjen.

Ferrero është arrestuar më 6 dhjetor nga Guardia di Finanza, pas një hetimi për falimentim. Me arrest shtëpiak janë dërguar edhe nipi dhe vajza e Ferrero, Giorgio dhe Vanessa. / oversport.tv