Theo Hernandez mund të gjendet në telashe për shkak të qenit të tij, pitbull. Ai është arratisur nga vila e futbollistit të Milani, duke shfrytëzuar nga hapja e derës kryesore kur po futej brenda një makinë.
Pitbulli i francezit ka kafshuar një qen tjetër në pronësi të dy të moshuarve. “La Provincia di Como” shkruan se e ka mbytur qenin tjetër dhe ka sulmuar edhe pronaren e qenit, një 79-vjeccare.
Mbesa e zonjës Annoni ka treguar se qeni i Hernandez e ka kafshuar xhaketën e të moshuarës dhe e ka përplasur në tokë.
Tani për francezin mund të ketë telashe, pasi mund të denoncohet për neglizhencë në mbajtjen e një qeni që ka rezultuar të jetë i rrezikshëm, i palidhur me zinxhirë dhe pa një maskë në surrat. / oversport.tv
Foto: AC Milan, Facebook