I besuari i Mancinit shkëlqen me Italinë, skuadrat e Serie A piketojnë 23-vjeçarin

Sulmuesi italiano-argjentinas Mateo Retegui, po jep rezultate të shkëlqyera në formacionin e Roberto Mancinit. Një gol në debutimin e tij ndaj Anglisë dhe një tjetër në përballjen kundër Maltës.

Pra 2 gola në 2 paraqitje me Kombëtaren italiane, janë me të vërtetë shifra të mira për një sulmues. Paraqitjet e tij në dy ndeshje me kombëtaren italiane, kanë rritur interesin e klubeve të Serie A për shërbimet e tij.

Pak ditë më parë, raportohej se ishte vetëm Interi që interesohej për të, por sirena për sulmuesin e Tigre vijnë dhe nga kryeqyteti i Italisë.

Lazio po mendon të nënshkruajë me Mateo Reteguin. Sipas “Corriere dello Sport”, klubi kryeqytetas e ka ndjekur dhe më parë 23-vjeçarin në periudhën kur kushtonte 5 milionë euro. Tashmë Retegui vlerësohet në tregun e transferimeve deri në 15 milionë euro. /oversport.tv

Foto: Nazionale Italiana, Twitter