I dëmtuar, por në modë! Scamacca në radarët e gjigantit të Serie A

Reparti ofensiv i Juventusit këtë sezon, nuk ka bindur aspak duke mos qenë aq të rrezikshëm përpara portës. Bardhezinjtë do të mendojnë në merkaton e verës për të afruar një sulmues që e njeh mirë Serie A.

Sipas prestigjiozes “La Gazzetta dello Sport”, emri që qëndron në listën e Juventusit për merkaton e verës, është sulmuesi Gianluca Scamacca. Sulmuesi italian u largua vetëm një vit më parë nga Sassuolo për te West Ham në Premier League.

Megjithatë, sezoni i tij i parë me skuadrën angleze ka qenë negativ duke mos arritur dot të tregojë vlerat e tij. Scamacca mund të largohet në verë nga klubi anglez për një aventurë te Juventusi fillimisht në formë huazimi.

24-vjeçari momentalisht e ka humbur sezonin e tij pasi u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni në gju. /oversport.tv

Foto: West Ham United, Facebook