I destinuar të largohet nga Interi, Vidal merr një ofertë të majme nga Katari

Arturo Vidal është i destinuar të largohet nga Interi gjatë këtij sesioni të merkatos, por e ardhmja e mesfushorit është akoma e paqartë.

Shumë media e japin të sigurtë një marrëveshje me Flamengon, por nga Kili vijnë disa të reja të rëndësishme, që flasin për një ofertë të majme nga Katari.

Sipas “La Tercera”, Al Rayyan ka rritur ofertën në 8 milionë dollarë. “Oferta e Al Rayyan është e rëndësishme. Për momentin Vidal po mendohet”, ka thënë një mik i ngushtë i lojtarit për të përditshmen nga Kili. / Oversport.tv