E ardhmja e Frenkie De Jong duket se ka kohë që është shkruar. Mesfushori holandez, pavarësisht vështirësive ekonomike të klubit, do të qëndrojë te Barcelona.
Ndonëse lojtari kërkohet me ngulm nga dy gjigantët e Premier League, Chelsea dhe Manchester United, sidomos nga tekniku i ri i “djajve të kuq” bashkatdhetari i tij Erik Ten Hag.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Sport”, De Jong ka vendosur të qëndrojë në Katalonjë, madje është i gatshëm që të pranojë edhe një ulje të pagës vetëm për të vazhduar të luajë me fanellën blaugrana. / Oversport.tv
Foto: Barcelona Twitter