I grumbulluar për Kupën e Afrikës, lojtari i Napolit rezulton me Covid-19

Vazhdojnë të shtohet shifrat me Covid-19 te ekipi i Napolit, edhe kur lojtarët nuk ndodhen në qendrën stërvitore. I fundit që ka rezultuar pozitiv është mbrojtësi Kalidou Koulibaly.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Napolit nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj. Në deklaratën e Napolit thuhej se lojtari është asimptomatik dhe i ka kryer rregullisht dozat e vaksinës.

Koulibaly është në grumbullim me kombëtaren e tij Senegalin për të luajtur në Kupën e Afrikës. Bashkë me të kanë rezultuar pozitiv edhe dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për portierin e Chelsea, Edouard Mendy dhe lojtarin  e Alanyaspor, Diedhiou. /oversport.tv