I ka bërë të gjithë për vete, Manchester United i rrit ndjeshëm pagën kapitenit

Harry Maguire është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, prandaj Manchester United ka vendosur ta shpërblejë duke i ofruar një kontratë të re.

Qendërmbrojtësi ka akoma edhe tre vite kontratë me “djajtë e kuq”, nga e cila përfiton 189 mijë paund në javë, e firmosur në vitin 2019 kur u largua nga Leicester për t’u bashkuar me United.

Që nga ardhja e tij në “Old Trafford”, 28-vjeçari është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, madje është zgjedhur edhe kapiten.

Tashmë mbrojtësi shihet si një nga lojtarët kryesorë të së ardhmes, prandaj drejtuesit e Manchesterit kërkojnë t’i ofrojnë një kontratë afatgjatë, që ta lidhë me klubin për 5 vitet e ardhshme.

Është menduar gjithashtu një rritje e konsiderueshme e pagës së tij, duke e kthyer në një nga lojtarët më të paguar të klubit, në të njëjtin nivel me yjet e tjerë.

Drejtuesit synojnë ti ofrojnë rreth 300 mijë paund në javë, mbrojtësit në kontratën e tij të re. Manchester United shpreson që Maguire të ndihet i vlerësuar nga kjo rritje, pasi ai është pjesë e rëndësishme e projektit të tyre. Oversport.tv