I konsiderojnë rebelë, pezullohen Çelhaka e Kastrati te Legia

Ka një çështje te Legia Warsawa dhe në mes janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Jurgen Çelhaka dhe Lirim Kastrati. Mediat polake bëjnë me dije se të dy lojtarët janë pezulluar.

Në ndeshjen e djeshme kundër Piast Gliwice, që Legia e humbi me rezultatin 4-1 dhe golin e vetëm e shënoi Ernest Muçi, kishte vetëm pesë lojtarë në stol.

Lindsay Rose, Mattias Johansson dhe Lirim Kastrati ishin lënë jashtë për shkak se akuzohen për mosbindje dhe prishje të atmosferës në skuadrës, kurse Jurgen Celhaka prej faktit që nuk ka pranuar të luajë me ekipin e dytë. / oversport.tv