I kujtojnë thashethemet për lidhjen me Bekim Balajn, si reagon Einxhel Shkira

Einxhel Shkira dhe Sarah Berisha janë dy nga vajzat që janë futur javën e shkuar në Big Brother Vip.

Banorët, gjatë një loje ditën e djeshme, duhet t’i bënin njëri tjetrit pyetje të ndryshme dhe bukuroshja nga Durrësi e zuri ngushtë moderatoren.

“A është e vërtetë që ke qenë në një lidhje me një futbollist?”, i tha Sara Einxhelit, që u mundua të reagonte dhe ta shmangte pyetjen.

Bukuroshja theksoi se nuk duheshin bërë pyetje personale dhe secila dha mendimin e saj për këtë çështje, por Einxhel si përfundim refuzoi ta pohonte.

Vite më parë u përfol shumë për një lidhje të Shkirës me futbollistin e kombëtares shqiptare, Bekim Balajn.

Einxhel e mohoi në një moment, madje tha se shkodrani ishte një fans i saj. Nga ana tjetër futbollisti që luan në Rusi ishte shprehur se as nuk e njihte moderatoren. / oversport.tv