I madh përballë të mëdhenjve, Milani vetëm 1 humbje në ndeshjet direkte

I madh përballë të mëdhenjve. Ky është Milan i Stefano Piolit që ka siguruar 5 fitore dhe 3 barazime në 9 ballafaqimet direkte ndaj kundërshtarëve direkt në kampionatin italian.

Kuqezinjtë dhanë sinjalet e kësaj ecurie prej nisjes së sezonit kur mundën 2-0 Lazion në javën e 3. Menjëherë më pas “djalli” barazoi në Torino 1 me 1 me Juventusin dhe më pas arriti një fitore të vështirë në transfertën e Bergamos duke mundur 3-2 Atalantën.

Prej duelit me bergamaskët, Milan do të vazhdonte një seri pozitive prej 4 fitoresh të njëpasnjëshme, me Romën që do të ishte e fundit që do të vërtetonte forcën e skuadrës së Piolit.

Milan barazoi 1 me 1, derbin e parë të sezonit kundër Inter ndërkohë që për të provuar shijen e humbjes duhet të vinte java e 17. Napoli, është skuadra e vetme nga të mëdhatë këtë sezon që ka arritur të mposhtë kuqezinjtë, me golin e vetëm të Elmas në San Siro.

Gjithsesi djemtë e Piolit e ngritën kokën shumë shpejtë dhe u kthyen te fitoren duke mundur përsëri Romën, këtë herë me rezultatin 3-1. Juventus rezultoi përsëri një kockë e fortë për të milanezët që barazuan përsëri veçse këtë herë pa gola.

Në javën e fundit të Serie A, erdhi suksesi më i bukur i sezonit për djallin. Fitorja me përmbysje 2-1 ndaj rivalëve të Inter, që ka shije titulli ndërsa tani në shënjestër ka mbetur vetëm Napoli, ndaj të cilëve kërkon hakmarrje por edhe shkëputje në garën e Scudettos. /oversport.tv