I mungon stoli i një klubi, Luis Enrique mund të largohet nga Spanja

Sipas asaj që shkruan “Super Deporte”, Luis Enrique po mediton që të largohet nga kombëtarja spanjolle në verën e vitit 2023, pas përfundimit të “final four” të Nations League, që është programuar të zhvillohet nga 14 deri në 18 qershor.

Në këtë mënyrë tekniku do të ketë mundësi që të vazhdojë karrierën e tij në krye të një klubi. 52-vjeçari mori drejtimin e kombëtares spanjolle në korrik të vitit 2018, u largua në mars të vitit 2019 për arsye familjare dhe u rikthye sërish në nëntor të të njëjtit vit.

Me Luis Enrique në stol “furia e kuqe” ka shkuar deri në gjysmëfinalet e Euro 2020 dhe u kualifikua për në fazën finale të Kupës së Botës, Katar 2022. / Oversport.tv

Foto: Selección Española de Fútbol (SeFutbol), Facebook