Arsenal blindoi repartin e mbrojtjes ditën e djeshme duke rinovuar kontratën me mbrojtësin William Saliba. Megjithatë, “topçinjtë” nuk do të ndalen vetëm me rinovimin e francezit, por edhe me një nënshkrim.
Mbrojtësi i Ajaxit, Jurrien Timber do të jetë përforcimi i radhës për klubin londinez në prapavijë. Siç raportohet nga mediat, mbrojtësi i talentuar i është nënshtruar tashmë testeve mjekësore dhe në vijim do të zyrtarizohet nga vetë klubi.
22-vjeçari holandez do të largohet nga Ajaxi i Amsterdamit pas një aventure 3-vjeçare si futbollist profesionist. Sezonin e kaluar me skuadrën e tij në Eredivise, Timber u paraqit në 34 takime dhe realizoi dy gola. /oversport.tv
Foto: AFC Ajax, Facebook