I nominuar për “Topin e Atë”, Milani: Simon Kjaer, për ne e ke fituar

Simon Kjaer është futbollisti i vetëm i Milanit i nominuar për “Topin e Artë”. Pas një sezoni të suksesshëm me kuqezinjtë dhe kombëtaren e Danimarkës, Kjaer ka arritur të nominohet për herë të parë në karrierën e tij për të fituar çmimin prestigjoz.

Padyshim që për kuqezinjtë kjo është një ngjarje e rëndësishme. Pas shumë vitesh mungesë në Champions League dhe përfaqësimit të fundit nga Ricardo Kaka, Maldini&Co gëzojnë sërish kur shohin Simon Kjaer të nominuarin e radhës nga Milani.

Në rrjetet sociale kuqezinjtë kanë postuar foton e publikuar nga organizuesit e çmimit, me në sfond mbrojtësin Kjaer dhe mbishkrimin: “#BallonDor 2021 i nominuar: @simonkjaer11989, Për ne tashmë e ke fituar atë! “SempreMilan”.

Mbrojtësi i Danimarkës pas vlerësimit si “President” nga UEFA për ndihmën vendimtare që i dha Eriksen bashkë me stafin mjekësor të kombëtares së tij, ka marrë një tjetër lajm pozitiv, këtë radhë nga ‘France Football’ ku e gjen veten mes futbollistëve më të mirë të botës.

Në historinë e Milanit, Topin e Artë e kanë fituar Andriy Shevchenko, George Weah, Gianni Rivera, Marco van Basten, Ricardo Kaka ( i fundit) dhe Ruud Gullit. / oversport.tv