I pafat Amarildo Vraja, ndeshja ndaj bullgarit Velev zgjat vetëm 45 sekonda

Amarildo Vraja ka sfiduar Borislav Velev, në ndeshjen e dytë më të rëndësishme të mbrëmjes, e vlefshme për titullin vakant WBC Youth Intercontinental Super Welter.

Ka qenë i pafat boksieri shqiptar, pasi ndeshja e tij në ring zgjati vetëm 45 sekonda. Bullgari Borislav Velev ka arritur të mposhtë me “Knock Out” Vrajën, duke koleksionuar fitoren e 11-të radhazi.

Ka patur disa momente paniku për gjendjen shëndetësore të Vrajës, që është ngritur në këmbë pas disa çastesh, duke qetësuar të gjithë tifozët e shumtë. Velev fiton titullin WBC Youth Intercontinental Super Welter. / Oversport.tv