I pafati Gosens mbyll vitin, dëmtohet sërish në stërvitje

Robin Gosens ishte gati për tu rikthyer në fushë, pas pothuajse 2 muajsh mungesë, por në orët e fundit ka pësuar një tjetër dëmtim.

Pas problemit muskulor në ndeshjen e Championsit kundër Young Boys (në 29 shtator), anësori gjerman ishte bashkuar me grupin dhe po përgatitej të merrte minutazhin e duhur për tu rikthyer në formën optimale.

Por kur dukej se më e keqja kishte ikur, Gosens ka shfaqur një problem të ri muskulor, në të njëjtin vend, gjatë një gjuajtje të provuar në stërvitje, problem që do ta mbajë larg fushës edhe për disa kohë.

Mjekët e Atalantës kanë frikë se lojtari e ka mbyllur për këtë vit dhe shpresojnë që të rikthehet në dispozicion të Gasperinit në vitin 2022. / Oversport.tv