I pakënaqur me aktivizimin e pakët, Muller mediton largimin! Kahn: E bind unë të qëndrojë

CEO i Bayernit të Mynihut, Oliver Kahn ka folur për “Sport Bild” për largimin e mundshëm të simbolit të skuadrës Thomas Muller. Në Gjermani qarkullojnë fjalë se lojtari është i pakënaqur me menaxhimin e Thomas Tuchel, që e ka aktivizuar titullar vetëm një herë në 4 ndeshjet e fundit të bavarezëve.

Gjithsesi Kahn është i prerë në lidhje me këtë çështje dhe thekson se lojtari nuk do të largohet: “Nuk do të largohet nga Bayerni. Edhe nëse do të kërkonte diçka të tillë, do të isha unë ai që do ti ndryshoja mendje. Thomas është në formë, nuk është dëmtuar kurrë dhe ka një karakter me të vërtetë të fortë. Ka një rol të rëndësishëm në skuadër dhe jam i sigurt se do të luajë edhe shumë ndeshje të tjera me ne”.

33-vjeçari Thomas Muller ka lindur bavarez dhe ka veshur vetëm fanellën e Bayernit gjatë karrierës së tij. Kontrata e lojtarit me gjigantët gjerman skadon në vitin 2024. / Oversport.tv