“I pakënaquri” Ten Hag kërkon edhe dy blerje, por më parë duhet të bindë drejtuesit

Manchester United i ka besuar rindërtimin Erik ten Hag dhe shpenzoi 264 milionë euro në merkaton e verës për të përforcuar skuadrën dhe për të plotësuar dëshirat e teknikut të ri.

Një shifër, që në Europë u kalua vetëm nga Chelsea i Todd Boehly, por që duket se nuk ka kënaqur plotësisht teknikun holandez.

Sipas “The Athletic”, ish-trajneri i Ajax i ka kërkuar familjes Glazer edhe një sforco ekonomike për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes dhe sulmin.

Drejtuesit e “djajve të kuq” nuk kanë ndërmend që të ndërhyjnë në merkaton e janarit, duke ruajtur buxhetin për verën e ardhshme. / Oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook