Pas shpërthimit me Borusian e Dortmundit zërat për një largim të Erling Haaland nga “Signal Iduna Park” gjatë merkatos së verës u shtuan shumë. Të gjitha skuadrat e mëdhaja të kontinentit kërkonin shërbimet e tij.
Manchester United, City, Chelsea, Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munich synonin të bënin të vetin 21 vjeçarin norvegjez, por duket se tratativat kanë rënë sepse agjenti i lojtarit kërkonte shumë.
825 mijë paund në javë si rrogë për Haaland dhe plot 34 milion paund për vete, si komision për transferimin kërkonte italiani.
Megjithatë për shkak të një klauzole në kontratë, nisur nga viti i ardhshëm sulmuesi mund të blihet për 64 milion paund.
Të dyja skuadrat e Mançesterit kërkojnë një sulmues qëndre, prandaj pritet që të nisin ofensivën për norvegjezin verën e ardhshme.
Ndërkohë në Dortmund janë të qetë. “Haaland ka një kontratë me në deri në 2024-n. Flitet se ai do të largohet verën e ardhshme, por jo domosdoshmërisht kjo gjë do të bëhet realitet”-ka deklaruar trajneri I gjermanëve Marco Rose.