I përmendi Anglinë, Barnett desh e humbi Gareth Bale për një fjalë goje

Uellsi është shumë i rëndësishëm për Gareth Bale, anësorin e Real Madrid që është grumbulluar sërish me kombëtaren e tij.

Për ta kuptuar më qartë këtë, mjafton të lexosh deklaratën e Jonathan Barnett, menaxherit të Bale.

“Që nga dita e parë që e takova atë dhe babanë e tij, ai na tregoi se sa e rëndësishme ishte për të fanella e Uellsit.

Kur i thashë se do të kishte mundësinë të luante për Anglinë, ai më bërtiti: ‘Mos e thuaj më kurrë këtë, nëse dëshiron të jesh agjenti im’.

Nëse kualifikohet në Kupën e Botës me Uellsin, atëherë do të jetë kurorëzimi i ëndrrës së tij”, tregon Barnett në rrëfimin e tij për “Daily Mirror”. / oversport.tv