I propozoi partneres pasi shënoi golin, Beppe Fella bën festimin e jetës

Një ngjarje vërtet e bukur ka ndodhur në sfidën e sotme midis Palermos dhe Potenzas. Sulmuesi Beppe Fella ka shënuar një gol në minutën e 51, por ajo që bëri më shumë përshtypje është festimi i tij.

Fella shënoi golin dhe më pas shkoi për ta festuar tek e dashura e tij. Ai nxorri një fanellë ku i kërkonte asaj që të martoheshin bashkë. Jehonë për festimin e lojtarit ka bërë edhe ekipi i Palermos nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku ndër të tjera shkroi se bukuroshja Marisa e kishte pranuar propozimin.

Kështu, festimi i sotëm është kthyer në festimin më të bukur të karrierës për Beppe Fellan dhe partneret e tij Marisa. Çifti ka shumë vite së bashku dhe janë prindër të një fëmije të vogël. /oversport.tv