I pyetur nga Oversport, Reja konfirmon krisjen: Xhaka refuzon kombëtaren

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja ka folur në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjeve eleminatore të Kupës së Botës, Katar 2022, që skuadra kuqezi do të zhvillojë këtë muaj.

Në 9 tetor Shqipëria do të luajë në Hungari, ndërsa në 12 tetor do të presë në shtëpi Poloninë. Dy sfida vendimtare për ecurinë e kuqezinjve në këtë fushatë eleminatore, pasi aktualisht Shqipëria renditet në vendin e dytë në grup dhe shpreson një kualifikim historik në Botëror.

I pyetur nga gazetari i Oversport, Olsi Tujani, për mosgrumbullimin e Taulant Xhakës, tekniku italian ka treguar arsyet e mungesës së mesfushorit.

I pyetur për mungesat e Abrashit dhe Laçit, tekniku ka thënë: “Jane të dy lojtarë të rëndësishëm, por kemi organikë të madhe dhe do bëjmë edhe pa ta. Do gjejmë zgjidhje, janë dy ndeshje të rëndësishme. Do të luajnë ata që janë më mirë fizikisht. Pastaj nuk analizoj ata që mungojnë, por ata që janë të grumbulluar. Flasim për kombëtaren dhe kush zbret në fushë jep maksimumin, kjo më intereson.

Sa pikë do të marrim në dy ndeshjet e radhës?

Nuk mund të bëjmë llogari, duke vlerësuar edhe kundërshtarët, që janë shumë të fortë. Ne po rritemi, jemi konkurues. Një humbje na largon nga ëndrra, duhet të arrijmë rezultat pozitiv sidomos me Hungarinë. Të dyja ndeshjet janë shumë të rëndësishsme, nëse ëndërrojmë kualifikimin duhet të marrim rezultate në të dyja sfidat.

Keni grumbulluar 11 mbrojtës?

Kam dy lojtarë për rol në fushë, ku i keni 11 mbrojtësit?. Tre qendërmbrojtësit si gjithmonë dhe plus Demarkun, që vjen nga rikuperimi, bashkë me Veselin do ti shoh si janë fizikisht. Ku janë 11 mbrojtës? Lenjani, Trashi, Balliu, Hysaj. Balliu më intereson po bën mirë në Spanjë dh mund të na vlejë në të ardhmen.

Gjendja e Manaj?

Luajti dje 90 minuta, por është stërvitur rregullisht. Ska probleme. Cikalleshi luan, edhe Broja. S’janë 100% por kemi një javë kohë para ndeshjes dhe do të shoh se kush është më në formë, ai do të luajë. Deri të shtunën do të shoh gjendjen e lojtarëve dhe më pas do të vendos. Kam një javë kohë, për të parë gjendjen e tyre dhe do të vendos kush luan në bazë të formës së tyre.

Jemi të dytët? Sa pikë duhen për të qëndruar në këtë vend?

Sdua të bëj llogari, duhet të shohim Hungarinë dhe të marrim të paktën tre pikë në dy takimet. Nuk duhet të humbasin asnjë ndeshje. Idealja do të ishte 4 pikë.

Frenojmë Poloninë dhe indirekt ndihmojmë Anglinë?

Se kam parë fare Anglinë, se është skuadra më e mirë dhe do të kualifikohet. Ne duhet të ruhemi nga Polonia, që sipas parashikimeve do të dalë e dyta në grup. Duhet të marrim pikë përballë tyre. Aktualisht Shqipëria, Hungaria dhe Polonia kanë shanse të barabarta për të shkuar në Play Off. Ne jemi në lojë për vendin e dytë dhe në formë të mirë.

A ka një çështje Xhaka? Mungon ftesa apo nuk vjen lojtari?

E kemi thirrur, por ka refuzuar. Vitin e kaluar kishte probleme, por tani që është mirë, nuk ka pranuar të vijë. I çuam ftesë dhe nuk ka ardhur. Tani nuk i çoj më ftesë për të ardhur. Më vjen keq se është lojtar me eksperiencë dhe cilësi, por ka vendosur që të luajë vetëm me klubin. Nuk e ka thënë shprehimisht, por duket që do të luajë vetëm për klubin.

Bajrami kaloi testin, çfarë presim nga ai?

Bajrami ka treguar se ka cilësi shumë të mira teknike dhe na duhet shumë. Do pak kohë, që të futet në mekanizmat e skuadrës. Kishte emocione të mëdha ndeshjet e para dhe tani shpresoj që të jetë më i qetë dhe të bëjë diferencën tek kjo skuadër, sepse është lojtari që na duhej, me cilësitë e tij në fazën sulmuese dhe krijuese.

Pse nuk grumbullohet Kaçe?

Kemi alternativa në organikë. Do të zgjedh lojtarët e grumbulluar. Kam Çekiçin dhe Bajramin në mesfushë. Bare dhe Gjasula po luajnë rregullisht dhe kam shumë besim tek lojtarët që kam grumbulluar. Nuk qahem për mungesat, por pas 2 vitesh kemi një grup kompakt, që është paraqitur shumë mirë dhe mund të luajë si i barabartë me çdo kundërshtar. Shqipëria po rritet dhe mund të luajmë shanset tona përballë çdo kundërshtari. / Oversport.tv