“I rrezikshëm në çdo top”, ja vlerësimet për Ismajlin dhe Nedim Bajramin

Pavarësisht faktit se Empoli nuk ia doli që të merrte 3 pikët kundër Venezias, dy futbollistët shqiptarë Ardian Ismaji dhe Nedim Bajrami janë vlerësuar me nota pozitive nga portalet italiane.

Si “tuttomercatoweb”, ashtu edhe “Eurosport” kanë rënë në një mendje sa iu përket notave. Ismajli është vlerësuar me 6 si një nga më të mirët në repartin e prapavijës, ndërsa Bajrami me notën 6,5.

TUTTOMERCATO

ISMAJLI 6 – “Limiton sa më mirë sulmin e Venezias sidomos në pjesën e parë të   ndeshjes. Në pjesën e dytë kishte më shumë punë për të bërë, por gjithsesi ia doli me sukses”.

BAJRAMI 6,5 – “Regjisori i vërtetë i skuadrës në sulm, i cili merr pjesë në çdo aksion të skuadrës së tij dhe kërkon të bëhet i rrezikshëm. Më pak brilant në pjesën e dytë duke i lënë vendin Cutrones”.

EUROSPORT

ISMAJLI 6 – “E qarkulloi më shumë topin sesa Tonelli. Ia del të markojë pa shumë probleme Kiynie dhe pastaj bën gjithçka kundër Okerekes në pjesën e dytë”.

BAJRAMI 6,5 – “Shumë lëvizje dhe i paparashikueshëm në fushën kundërshtare. Të gjitha aksionet interesante kalojnë nga këmbët e tij. Thjesht nuk kishte saktësi në goditje”. / oversport.tv