I shkoi shumë pranë verën e kaluar, Inter rikthehet te dëshira e vjetër

Në merkaton e verës së kaluar, Interi ishte shumë pranë marrëveshjen me Paulo Dybala. 10-shit të Juventusit i skadonte kontrata në verë dhe zikaltrit dëshironin ta përfitonin si një lojtar të lirë.

Megjithatë, sulmuesi argjentinas nuk zgjodhi të transferohet te rivali i përjetshëm i “zonjës së vjetër”, por zgjodhi kryeqytetin duke u transferuar te Roma.

Sipas “Tuttosport”, dhe pse e humbi për fare pak sulmuesin, Interi është ende i interesuar për ta blerë Dybalan. Klauzola e tij e lirimit me Romën është 20 milionë euro dhe kjo nuk duket një shumë aq e madhe për zikaltrit, pasi Marotta është një admirues i sulmuesit 29-vjeçar të cilin e bleu në periudhën kur ishte te Juventusi. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Twitter