I shpëtoi jetën Eriksen, Kjaer fiton çmimin Davide Astori

Pikërisht pas dy muajsh do të kalojë një vit nga Danimarkë-Finlandë e Euro 2020, një ndeshje që shënoi një para dhe pas në jetën e Christian Eriksen. Nëse për ish-mesfushorin e Interit, tani te Brentford, pati një pas, kjo është edhe falë Simon Kjaer, një nga të parët që e ndihmoi në fushë pas kolapsit.

Gjesti i mbrojtësit të Milanit i dhuroi atij çmimin Hall of Fame për futbollin italian me emrin e mbrojtësit që është ndarë nga jeta, Davide Astori. “Më kujtohet Davide në fushë dhe ndërhyrjet e tija fine. Pioli më ka folur shumë për të. Për mua kjo është një mundësi që të nderoj emrin e tij”.

Më pas ai foli edhe për momentin e vështirë që kaloi me Eriksen: “Disa gjëra dhe disa momente të asaj dite do të qëndrojnë me mua përgjithmonë. Megjithatë, duhet të them se e kam mbyllur atë kapitull dhe nuk kam shumë dëshirë të flas për të”. /oversport.tv

Foto: AC Milan, Facebook