I skualifikuar në MotoGP, Iannone kujton të dashurat: Belen Rodriguez, e veçantë

MotoGP është akoma shumë larg, një mirazh që Andrea Iannone do ta shohë vetëm pas një viti e gjysmë, pasi TAS-i e ka skualifikuar për 4 vite nga ky kompeticion pasi rezultoi pozitiv me doping pas Çmimit të Madh të Malajzisë në vitin 2019.

Dashuria për motorët është e madhe, por piloti ka patur fat edhe në jetën private, ku ka qënë i lidhur me disa nga femrat më të njohura të showbiz-it italian.

“Kam patur vetëm dy femra të njohura Belèn Rodriguez dhe Giulia De Lellis. Do të flisja për një lidhje të veçantë vetëm me Belen, pasi me Gulian kemi qëndruar vetëm 5 apo 6 muaj”, ka thënë ish-piloti i Aprilias.