I zhgënjyer nga Real Madrid, Camavinga kërkohet nga gjiganti anglez

Eduardo Camavinga e kishte ëndërr të bashkohej me Real Madrid, që e bleu nga Rennes për 31 milion euro.

Gjërat për mesfushorin francez nuk kanë shkuar si duhet dhe tashmë po mendon edhe të largohet nga klubi spanjoll.

Në Angli raportojnë se për Camavinga interesohet Liverpool dhe po mendon të tentojë transferimin e tij në janar.

Mesfushori ka luajtur vetëm dy ndeshje të plota me Realin dhe një eksperiencë e re është e mirëpritur prej tij, por nga ana tjetër kryesuesit e LaLiga do të vendosin për të ardhmen e tij. / oversport.tv