Portieri i Milanit, Mike Maignan i është kundërpërgjigjur thirrjeve raciste në drejtim të tij, në një postim të fundit në llogarinë e tij në Instagram.
I fyer për ngjyrën e tij të lëkurës dhe i quajtur “zezak, majmun”, francezi është shprehur se ngjarje të tilla nuk duhen përsëritur më.
Maignan was racially abused by some Juventus fans before the game yesterday
[🎥: @StorieSilenti]pic.twitter.com/kHegk1CFjW
— Milan Eye (@MilanEye) September 20, 2021
“Nuk jam as i pari, as i fundit që do përjetoj një eksperiencë të tillë. Nëse këto skena do vazhdojnë të mbahen si incidente të izoluara, kjo histori do përsëritet sërish”.
Ai bëri thirrje për bashkim dhe unitet nga të gjithë për të luftuar këtë fenomen, që po nxit urrejtje tek njerëzit me ngjyrë.
“Njerëzit që marrin vendime, a e dinë se çfarë ndjen kur dëgjon fyerje duke të të portretizuar si kafshë? A e dinë këta se çfarë u shkakton familjeve tona, njerëzve të lidhur me ne të cilët nuk mund ta kuptojnë pse këto gjëra vazhdojnë të ndodhin dhe në 2021”.
Ai përfundon mesazhin e tij, duke thënë se nuk është viktimë e racizmit. “Jam Mike Maignan, qëndroj në këmbë, i zi dhe krenar. Për aq kohë sa ne ngrejmë zërin dhe bëjmë diferencën, ne do ta bëjmë këtë”. / oversport.tv
— Mike Maignan (@mmseize) September 21, 2021