Bylisi ka larguar nga skuadra në formë huazimi dy lojtarë. Bëhet fjalë për sulmuesin Serxhio Emini dhe mesfushori i majtë Bleart Kastrati. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ballshiot me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Në postin e publikuar nga Bylis bëhet me dije se Emini do të transferohet në formë huazimi në Kategorinë e Parë. Ai do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Tomorit.
Sa i përket Bleart Kastratit, ky i fundit do të transferohet në Ligën e Parë të Kosovës. Kastrati do të luajë për skuadrën A&N. Me anë të postimin të publikuar, Bylis i uroi suksese për eksperiencat e reja dy lojtarëve. /oversport.tv
“Njoftim!
Nga sot, Serxhio Emini, sulmues jepet ne huazim te skuadra e Kategorise se Pare Tomori. Po ashtu edhe mesfushori i majte Bleart Kastrati huazohet te skuadra e Liges se Pare ne Kosove, A&N. Iu urojme suksese djemve tane ne eksperiencat e reja!”