Ibanez i shpëton “lëkurën” Romës, Conte debuton me fitore te Tottenham

Roma për pak desh u befasua edhe në Olimpico nga norvegjezët e Bodo/Glimt, që kaluan dy herë në epërsi dhe në fund u mjaftuan me një pikë në një duel që përfundoi 2-2.

Solbakken shtangu Romën në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa në të dytën El Shaarawy vendosi baraspeshën. Bodo/Glimt realizoi sërish, këtë herë me Botheim.

Ibanez në minutat e fundit shmangu humbjen e Romës dhe tani Bodo/Glimt është i pari me 8 pikë, një më shumë se skuadra e Mourinho.

Antonio Conte e ka nisur me fitore aventurën në krye të Tottenham, që gjithsesi renditet tre pikë pas Rennes në grupin G. Francezët nuk falen sot kundër Mura, kurse londinezët mposhtën 3-2 holandezët e Vitesse.

Tottenham shënoi shpejt tre gola. Son dhe Lucas ndëshkuan holandezët, që me Rasmussen realizoi edhe një autogol. I njëjti lojtar më pas shënoi edhe në portën e londinezëve, që gjithsesi i morën tre pikët.

Feyenoord mori një fitore të artë, 2-1 në transfertë kundër Union Berlin, dheu kryeson me 10 pikë në grupin E. Slavia Pregue, që sot mposhti 1-0 Maccabi Haifa, ka 7 pikë në vendin e dytë.

CONFERENCE LEAGUE – FAZA E GRUPEVE
E enjte, më 4 nëntor, ora 21:00

AS Roma-Bodo/Glimt 2-2
PAOK-Copenhagen 1-2
Rennes-Mura 1-0

Slavia Prague-Maccabi Haifa 1-0
Tottenham-Vitesse 3-2
Union Berlin-Feyenoord 1-2

/ oversport.tv